Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, është shprehur pjesërisht i kënaqur me shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, raporton EO.
Rexhepi ka thënë se ekzistojnë prova se edhe Sejdiu është dashur të shpallet me burgim të përjetshëm.
“Vendimi pjesërisht i kënaqur, është i njëjti vendim si i herës së kaluar. Sot do të isha edhe më i kënaqur nëse edhe i dënuari i dytë do të merrte vendimin meritor pra vendimin e përjetshëm. Janë provat për burgimin e përjetshëm. Kemi provat e duhura po ashtu edhe të shkruara. Atë mizorinë që e sqaroi trupi gjykues është konstatuar në bazë të provave të xhirimit. Është e çuditshme herën e parë si është kryer pa u cituar faktet kryesore, nuk janë cituar bashkë më kryesorët. Janë videot kryesore konkrete ku e ndjera ka pasur vdekje te ngadalshme”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa avokatja Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu pati vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.
“Rikualifikimi i veprës penale ka qenë i njëjtë sikurse herën e kaluar, po ashtu edhe herën e kaluar e kanë shpallur me veprën penale ‘Vrasje’. Këtë rikualifikim realisht nuk e kemi kërkuar, arsyetimi i saj ka qenë po i njëjti sikurse herën e kaluar e cila edhe Gjykata e Apelit ka dhënë vërejte se ne cilat baza ka dhënë ndihmën në vrasje”, u shpreh Shefkiu.