Ekskluzive: Samanta Karavella bëhet nuse, martohet me një biznesmen amerikan

Samanta Karavella, këngëtarja e njohur e muzikës Pop, Dance, dhe Baladë, duket se ka lidhur “fshehtas kurorë”.

Burime të sigurta për Neutral Bizz kanë bërë të ditur se artistja e talentuar është martuar së fundmi me një biznesmen, duke befasuar adhuruesit e saj dhe publikun e gjerë.

Samanta, e cila numëron disa këngë, videoklipe dhe bashkëpunime të suksesshme në karrierën e saj, ka zgjedhur të mbajë detajet e ceremonisë private dhe larg syrit të mediave.

Pa përfshirë informacione të tjera të detajuara, Neutral i uron Samantës fat dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *