Burime ekskluzive pranë “Neutral” kanë zbuluar detaje tronditëse mbi Sadri Sadriun, mësuesi i cili mbeti i vrarë dje në një event familjarë në Ferizaj.
Hetimet e reja sugjerojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë në abuzime të ngjashme edhe ndaj vajzave të tjera.
Sipas burimeve të besueshme, Sadriu përdorte pozitat e tij si mësues për të organizuar “lojëra të veçanta” që në realitet përbënin akte të dhunshme dhe erotike. Këto aktivitete ishin të maskuara si pjesë e një “programi edukativ”, por në të vërtetë ishin një formë e denigrimit dhe abuzimit seksual.
Ky rast ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur pyetje të shumta mbi mënyrën se si janë menaxhuar dhe mbikëqyrur aktivitetet edukative në shkolla. Autoritetet janë në kërkim të më shumë informacionit dhe po e ndjekin rastin me seriozitet të plotë për të siguruar që të gjitha viktimat të marrin drejtësi dhe mbështetje.