Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, po shijon disa ditë të mrekullueshme pushimi në jug të Shqipërisë, e shoqëruar nga dy djemtë e saj, Tiani dhe Zen.
Gjatë këtyre pushimeve, bukuroshja po kalon një kohë cilësore me familjen, ndërsa nuk ka munguar të ndajë disa imazhe atraktive në rrjete sociale.
Artistja nga Maqedonia ka mahnitur ndjekësit e saj me fotografi në bikini, ku ka vënë në pah linjat e saj trupore të shkëlqyera.
Komplimentet nga miqtë dhe ndjekësit e saj kanë qenë të shumta, duke e lavdëruar për pamjen e saj të shkëlqyer dhe stilin unik.
Përveç kohës së pushimeve, Tuna ka qenë mjaft aktive edhe në aspektin muzikor. Ajo është rikthyer me disa projekte të reja muzikore, të cilat po pëlqehen shumë nga publiku. Në këtë periudhë vere, Tuna është e angazhuar edhe me koncerte, duke sjellë energji dhe atmosferë të gjallë për fansat e saj.