Pas një deklarate të analisitit Vehbi Kajtazit të postuar në rrjetin social Facebook, ku në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë, në anën e majtë të veturës së tij, ku kjo ka ndikuar edhe në reagimin e Policisë së Kosovës.
Burime të sigurta të Gazetës Neutral, bëjnë të ditur se GPS-i i gjetur ka një softuer të veçantë dhe hetimet do të shtrihen në çdo nivel për të zbuluar se kush qëndron pas këtij pajisjeje.
Ndër të tjerash burime nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se GPS nuk është ndër pajisjet që përdoren nga institucionet shtetërore.
Ky është një GPS që mund të blihet në “tregun e zi” dhe nëpërmjet disa kompanive online, me blerje të ndaluara sipas ligjit dhe rregulloreve të institucioneve shtetërore, shkruan Gazeta Neutral