Shkretëtira më e thatë në planet, Atacama Kiliane, është mbuluar me lule të bardha dhe vjollcë ditët e fundit pas shirave të hershëm gjatë dimrit në hemisferën jugore.
Është lulëzimi i parë i tillë që nga viti 2015.
Atacama është quajtur “shkretëtira e luleve” sepse lulet lulëzojnë në pranverë çdo disa vjet, por reshjet e dendura të fundit kanë çuar në lulëzime të hershme ndërsa dimri është ende duke u zhvilluar.
Kreu i ruajtjes së biodiversitetit në Korporatën Kombëtare të Pyjeve (CONAF), Cesar Pizarro, tha se ende nuk ka lulëzim të mjaftueshëm dimëror për t’u konsideruar si shfaqja e një “shkretëtire të lulëzuar”.
Pizarro tha se priten më shumë shi gjatë javëve të ardhshme dhe mund të shkaktojnë lulëzime në një zonë më të gjerë.