Arrestohen burrë e grua nga Kolumbia, dyshohet se mashtruan disa punëtorë të këmbimoreve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë kryer disa vepra mashtrimi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht , hetuesit e stacionit policor Jugu, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit, si dhe kanë sekuestruar një sasi të parave, (dyshohet të përfituara duke kryer vepra mashtrimi)”, njoftoj policia.

Personat e dyshuar:

– mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe

– femër 28 vjeç, shtetase e Kolumbisë

me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvetruar).

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jasht rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *