Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me zjarrin masiv në Shëngjin ka shënuar përmirësim, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale.
Sipas tyre pas ndërhyrjes edhe të dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia tashmë është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset në zonë.
Ministria bëri me dije po ashtu se ndërhyrja nga ajri do të fillojë sërish mëngjesin e nesërm për të izoluar dhe shuar përfundimisht flakët.
Gjithashtu bëhet me dije se është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.