Vullneti e quan Rezin hipokrit: “I dehur thua se ke filluar të praktikosh fenë”

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Vullnet Krasniqi dhe aktorit Rezart Veleshnja, pas përfundimit të misionit të Feros si mysafir në “Big Brother VIP Kosova”. Gjithçka nisi kur Vullneti e quajti Rezin hipokrit, pasi ky i fundit i tha Feros se ka filluar të praktikojë fenë islame.

“Sepse ti je hipokrit në këtë nivel, student i Ahmed Kalës, pianec, jashtë!” – i tha Vullneti aktorit, duke nxitur reagime të ashpra.

Pas kësaj, Rezi u shpjegoi banorëve marrëdhënien e tij me ish-reperin, duke përmendur një festë që kishin pasur pas një emisioni të Luana Vjollcës. Ai shtoi se e kishte përmendur atë moment për t’i kujtuar Feros natën e kaluar bashkë, ndërsa Vullnetin e kritikoi për sjelljen sikur kishte qenë shok me reperin për vite me radhë.

Pavarësisht pretendimeve të Vullnetit, shumë banorë reaguan ndaj komenteve të tij, ndërsa ai vazhdoi të përqendrohej në marrëdhënien e Rezit me “nxënësin e Ahmed Kalës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *