Punimet në Urën e Ibirt po vazhdojnë edhe sot.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës ka filluar përgaditjet për hapjen e saj, ndonëse aleatët kanë dhënë vërjetje serioze dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të statutit aktual të Urës së Ibrit.
Siç raporton KoSSev, sot janë parë puëntorë të cilat kanë punuar në pjesën e sipërme të strukturës së urës, duke rregulluar edhe pjesët ku ka pasur çarje betoni apo ku ka rënë betoni me kalimin e viteve.
Gjithashtu punëtorët kanë vazhduar me lyerje të pjesëve të UrësNdërsa një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës pritet të dalë, pasi është bërë testimi me katër kamionë të ngarkuar rëndë.