Një tërmet e ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallë rihter.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 48 kilometra nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi, si dhe ka pasur një thellësi 6.5 km.
Tërmeti është ndjerë dhe në zona të tjera si Lezhë, Laç e Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët, kryesisht në zonat afër epiqendrës, ku edhe lëkundjet janë ndjerë më shumë.