Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), edhe këtë vit ka vendosur që të subvencionoj blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.
E pas hapjes së platformës për aplikim, tashmë ka nisur edhe ekzekutimi i mjeteve të para për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot.
Lajmin e ka bërë të ditur MASHTI përmes një njoftimi për media.
MASHTI ka njoftuar se tashmë janë ekzekutuar 81 mijë e 355 pagesat e para.
“Lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.
MASHTI ka theksuar se deri më sot në platformën E-Kosova kanë aplikuar 151 mijë e 080 prindër.
“Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.