Tentim vrasje në Prishtinë, një person arrestohet tjetri në arrati

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pas një mosmarrëveshje është therur me thikë nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

Policia ka njoftuar se rasti i kualifikuar si vrasje në tentativë ka ndodhur të enjten rreth orës 18 e 30 minuta në kryeqytet.

Hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *