“Bravo i qoftë Arkimedit”,”Direkt m’kanë gju me hekra n’kry” – Tik-tokeri konfirmon rrahjen me Noizyn në Pejë

Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi është deklaruar lidhur me rastin e rrahjes me Noizyn, mbrëmë në klubin e natës në Pejë.

Përmes një bisede në “Tik-Tok” me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *