17.7 euro, taksa zhvatëse e Albin Kurtit – reagon deputeti Selmanaj për vendimin e fundit të ZRRE-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se pagesa prej 17 euro si taksë e shkycjes nga KEDS-i, është “taksë zhvatëse e Albin Kurtit”.

Kjo taksë sipas deputetit hyri në fuqi nga vendimi i ZRRE-së së emëruar nga kryeministri.

Sipas tij ani pse Kurti premtoi ulje të çmimit të energjisë, çmimi u rrit për 100%

Reagimi i plotë:

17.7 Euro – Taksa Zhvatëse e Albin Kurtit

Edhe pse premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti.

Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.

Ju lutem kontaktoni deputetët e VV që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?

P.S: Në Norvegji nuk ka kësi takse zhvatëse.

Ta gëzoni qeverinë e majtë që “mendon vetëm për popull”!

KLIKO KËTU:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *