Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Udhët e gjyshit”, një projekt artistik që e ka bashkuar atë me nipin e tij, Alte Shaqiri.
Kënga e re është lançuar së bashku me një videoklip, në të cilin shfaqen tre brezat e familjes Shaqiri.
Videoklipi e paraqet Ilir Shaqirin së bashku me djalin e tij Korabin, i cili zuri vendin tek piano, dhe Alten, i cili e shoqëron gjyshin e tij në këngë.
Teksti i kësaj kënge ka dalë nga duart e Izet Rracit dhe të vetë Ilir Shaqirit dhe me orkestrim të Korab Shaqirit, duke e bërë këtë projekt edhe më personal dhe me peshë për Shaqirin.
Fansat e Ilir Shaqirit, si dhe adhuruesit e muzikës autentike shqiptare, padyshim do ta mirëpresin këtë këngë të re me entuziazëm.