Emisioni “Prive” në Klan Kosova prej më shumë se një dekade ka qenë nën autorsinë dhe prezantimin e Liberta Spahiut.
Por mesa duket ky vit ka nisur me ndryshime në Klan Kosova, pasiqë nga sezoni i ri “Prive” do të prezantohet nga ish banorja e “Big Brother” dhe këngëtarja, Mbresa Hajrullahu.
Burime të sigurta konfirmojnë se Liberta është larguar nga ky format, për të vazhduar punën me disa projekte tjera si producente në Klan Kosova.
Kujtojmë që pas “Big Brother” si banore, Mbresa ka prezantuar “Big Talk” ku morri kritika të mira si përvojë të parë që e kishte si prezantuese, e duket se nuk do të ndalet me kaq.