Makina milionshe, ILLIRYAN TSX ka zbarkuar në Drenicë.
Ideatori i makinës së parë shqiptare, Qendrim Thaqi, kq mbajtur premtimin e dhënë gjyshit të tij dhe ka dërguar veturën ne vendlindjen e tij, në Llapushnik të Drenasit.
Ai për IndeksOnline thotë se gjyshi i tij ka qenë ai që e ka nxitur për të berë ketë veturë dhe tani e ka realizuar amanetin e tij.
Thaçi ka thënë se kjo ka qenë ëndrra e tij më e madhe, prezantimi i kësaj veture, fillimisht në Itali, pastaj edhe në Kosovë dhe se nuk ka pritur që të ketë kaq shumë njerëz në prezantimin e makinës.