Drita fiton në Prizren, Gjilani dhe Prishtina ndahen me barazim

Kanë përfunduar dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të madhe në javën e 20-të në futbollin kosovar, pasi mposhti minimalisht 1:0 Lirinë e Prizrenit.

Me këtë fitore, “Intelektualët” shkojnë në kuotën e 37 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liria në të fundit me vetëm 9 pikë.

Derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Prishtina shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Gjilani në pozitën e 8-të me 20 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *