Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ku Gazeta Neutral ka publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident.
Sipas informacioneve të para, palët e përfshira, të dyshuarit Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur) në njërën anë dhe viktimat që u plagosën Mehmet Metolli e Ataola Tahiri (burrë e grua), dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëhershëm që tentuan t’i japin fund sonte.
Sipas burimeve dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari Gentian Makolli është emër i njohur për Policinë, për shkak të përfshirjes së tij në vepra të ndryshme penale.