Emir Sahiti është lojtari më i mirë i javës në Kroaci. Futbollisti kosovar ka bërë tri asistime për Hajdukun në ndeshjen ndaj Slaven Belupos.
Këtë sukses në historinë e superligës kroate më parë e kanë arritur vetëm dy futbollistë të tjerë.
Në sondazhin e hapur Sahiti është i pari me vota si lojtari i javës në Kroaci, para Brekalos dhe Petkovic.