Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro. Ja si i komentoi sot ajo këto dinamika.
“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”
Meritoni iu kundërpërgjigj Eglës si më poshtë.
“Jemi në lojën e “BBV”. Është një lojë nervash. Viktimizimi yt është shumë i shpeshtë.”
Debati mes tyre u ndez, teksa Egla u shpreh:
“Mund të dukem një grua e fortë, por jam shumë më e dobët se një burrë që të hyn në hapësirën personale. Dhunë. Isha duke fjetur dhe kam ndjerë një dorë akull. Nuk largohej më.”