Dita e Shën Valentinit për disa çifte është dita me romantike e vitit, por jo edhe për disa nga yjet e show bizit shqiptar që i dhanë fund lidhjeve të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Getinjo dhe Vivien
Dita e të dashuruarve këtë vit nuk ishte si vitin që shkoj për Getinjon dhe Vivien, të cilët muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre, ndonëse kjo e fundit kishte akuzuar për bixhoz.
Ledri dhe Sara
Ndër çiftet me të komentuar në botën e show bizit janë Ledri dhe Sara ku këtë 14 shkurt nuk e festuan bashkë si viteve të kaluar. Aludimet për ndarjen e tyre kanë nisur muaj më parë, ani pse nuk ka pasur ndonjë reagim nga dyshja por tek një emision televiziv Ledrit i është drejtuar pyetja “Si është te jesh singel”, Ai u përgjigj “Më mirë se kurrë”.
Xhensila dhe Besi
Kohës së fundit kanë qarkulluar lajme të shumta për ndarjen e Xhensilës dhe Besit arsyeja nuk është bërë e ditur, por dyshja nuk e ndjekin më njeri tjetrin në rrjetet sociale, e mesa duket 14 shkurti për Xhensilen dhe Besin ka mbetur i mbushur vetëm me kujtime.
Olsi dhe Egli
Pas 5 viteve në lidhje nuk e festuan bashkë këtë 14 shkurt Olsi Bylyku dhe Egli Tako, arsyeja e ndarjes së tyre erdhi si pasoj duke mos pasur më dashuri për njeri tjetrin, andaj ata kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
Efi Dhedhes
Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ vitin që shkoj tregoi se është në një lidhje dashurie, por mesa duket nuk zgjati shumë, në daljen e fundit televizive ajo tregoi se është beqare, arsyeja ishte qe ajo u ndje e tradhtuar nga ish i dashuri i saj, Efi gjithmonë ka ruajtur privatësinë e personit në fjalë duke mos bërë të ditur as emrin e tij.