Finalja e BBVK, zbulohen detaje nga mbrëmja e sotme

Mbrëmjen e sotme është nata finale e ‘BBVK’. Vetëm pak orë na ndajnë për të mësuar fituesin e edicionit të dytë. Në garë për cmimin e madh janë: Shqipja, Blerando, Edona dhe Lumbardhi.

Alaudin Hamiti, moderatori i këtij edicioni në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur më tepër dhe me detaje lidhur me mbrëmjen e sotme. Duke shpalosur detaje rreth finales ai është shprehur dhe për emocionet e mëdha që ka për përfundimin e këtij spektakli me shumë sukses.

“Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet Prime, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë”, tregoi ai.

Më tej shtoi:
“Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale. Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *