Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Dhe për Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt), ajo ka realizuar një këngë për të.
“27” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell të shoqëruar me një video në platformën YouTube.
“Mendoj se ju meritoni më shumë se sa një këngë për Shën Valentin”, qenë fjalët e 28 vjeçares.
Duket se ylli i famshëm ka zgjedhur fjalët më të ndjera për partnerin e saj tashmë të ri.
Kjo është romanca e dytë publike e Loredanës pas ndarjes nga reperi Mozzik.
Me këtë të fundit ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.