Në një zhvillim të papritur, burime të besueshme nga Gazetës Neutral kanë konfirmuar se një banesë është djegur nga rryma elektrike në Ferizaj.
Pamjet ekskluzive të pranuara tregojnë një situatë të tmerrshme, ku në tarasën e banesës kanë mbetur edhe personat e tjerë të cilët pritet të zbresin me ndihmën e zjrrfikësve.
Dyshohet se në këtë ngjarje të trishtë ka edhe të lënduar, megjithëse detaje të saktë për personat e prekur ende nuk janë zbardhur.
Ekipet e zjarrfikësve dhe autoritetet lokale janë në vendngjarje për të hetuar shkakun dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme për të prekurit.
Gazeta Neutral do të vazhdojë të monitorojë ngjarjen dhe të sjellë raportime të mëtejshme sa të disponojë me informacion të freskët.