Një fëmijë 4-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që dy ditë.
Burimet të sigurta brenda QKUK-së kanë bërë me dije se fëmija ishte dërguar atje pas disa lëndimeve që kishte marrë.
Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.