Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor ka ndarë detaje mbi trajtimin e rastit në Brezovicë, ku një skiatore e huaj humbi jetën pas rrëshqitjes së një orteku të borës.
Sipas SHKSHMK-së informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kanë filluar me kërkim në zonën e dyshimtë “Foleja e Shqiponjave”.
Nga kjo qendër kanë pohuar se anëtarët, së bashku me patrullën e skijimit kanë izoluar viktimën që kishte marrë lëndime, por që edhe dhënia e ndihmës nuk rezultoi pozitivisht.
Ky është njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë.
Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve.
Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.
Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj.
Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit, ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë, kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla !
I falënderojmë të gjithë kontribuesit për ndihmën dhe shpirtin human.”