Juliana Nura ka reaguar së fundmi pasi një 27 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj për shkak se iu publikuan disa fotografi intime në rrjete sociale.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta ulin kokën për asgjë dhe se të bëjnë çfarë të duan.
Postimi i plotë i Xhulit:
“Kam marrë shumë mesazhe për një postim që kam bërë dje. Përse vetëm femrat gjykohen, për diçka që është shumë normale. Ne kemi lindur cullak dhe do të shkojmë në atë botë zhveshur. Njeriu që duhet me i ardh marre, është i keq ai që ta shpërndan fotot apo videot nudo.
Nuk kam besim më për askënd, që 13 vjet nuk i dërgoj askujt asgjë. Unë nuk kam besim më për askënd, për bashkëshortin apo të dashurin tim.
“Deri kur gratë më e ul kokën e deri kur ne me bë vetëvrasje o gra vajza të dashura? Bëni një situatë të tillë fuqi tënden. Mos e rruaj fare”.