Në një shpërthim ngjyrash dhe krenarie kombëtare, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shprehur dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj atdheut në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja e njohur botërisht për hitet e saj ka përdorur platformën e saj në Instagram për të uruar 17 shkurtin, duke e bërë këtë me një mënyrë që ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve të saj.
“Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke treguar tërheqjen e saj ndaj rrënjëve dhe identitetit si shqiptare.
Rita, e lindur në Prishtinë në vitin 1990, u largua nga Kosova si një fëmijë i vogël bashkë me familjen për të jetuar në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.