Pas daljes nga formati ‘BBV3’, aktori Olsi Bylyku nuk pati asnjë reagim dhe asnjë dalje publike duke folur rreth eksperiencës së tij në këtë format. Pasi fshiu çdo gjurmë nga ‘Big Brother’ në profilin e tij ai u ‘arratis’ për pushime jashtë vendit.
Përkrahë fotografive të postuara prej tij, nuk kanë munguar komente ku shpesh ajo që vihet re më shumë janë pyetjet që njerëzit drejtojnë për Olsin lidhur me daljen ‘e menjëhershme’ nga formati, pasi akoma nuk kanë marrë një përgjigje se si e priti largimin e tij.
Siç duket një thumb drejt formatit sapo u hodh prej Olsit.
Një koment që ra së fundmi në sy në një postim të tijin ishte: ‘Ky që do mbante Big-un në ajër’, sakaq në anën tjetër i kthehet aktori:’Unë e mbaj po s’më mban dot Big-u mua’.