Gërvalla: Historia e Kosovës është dëshmi se si diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë.

Gjatë fjalës së saj hyrëse, Gërvalla ka marrë shembull demokracinë e Kosovës si të suksesshme dhe të fuqishme, duke thënë se i doli zot krizave më të mëdha, raporton gazeta online Reporteri.net.

Historia jonë është dëshmi që përkujton se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia si një përgjigje ndaj krizave dhe për t’i ndaluar ato. Diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave, mbrojtja e nderit të njerëzve, dhe stablitetit”, tha Gërvalla.

Madje, Gërvalla u bëri thirrje diplomatëve të rinj për ta shijuar Kosovën, kulturën e saj, mikpritjen e historinë.

“Sa jeni këtu, ju ftoj të vizitoni Kosovën, shijojeni historinë tonë, ushqimin tonë, kulturën tonë dhe ngrohtësinë e njerëzve tanë. Kënaquni, eksploroni dhe merrni kohën që të krijoni momente të paharrueshme”.

Ndërkaq, në këtë 10-vjetor të Akademisë Diplomatike, tema ishte “Një rol për njerëzimin: vitaliteti i përpjekjeve diplomatike në reagimin ndaj krizave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *