Kryetari i AAK-së ka kërkuar nga Policia zbardhjen e rrethanave të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, nga i cili vdiqën tre persona.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti”, shkroi Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.
Haradinaj tha se e ndan dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre.
“Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”, shkroi ai.