Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi.