6 mars, data kur “Fati” i Donjetës merr tjetër kahje në industrinë e muzikës Ka vite që është bërë pjese e diskografisë muzikore shqiptare.
Që në daljen e saj të parë në skenën tonë, mori vëmendjen e duartrokitjen e publikut.
Çdo këngë e saj u përkthye në miliona dëgjime në platformat online, e poashtu koncerte të shumta.
Por pavarësisht sukseseve të mëdha, artistja sot me 6 mars rrugëtimit të saj i shton një projekt të rëndësishëm në karrierë.
Fjala është për albumin e saj të parë, lansimi i të cilit nis sot me këngën e parë “Fati”.
Ky prodhim muzikor mban vulën e Bini Diez, studios dhe bashkëpuntorit të Donjetës që ishte pjesë e karrierës që në ditën zero.
Ky album duket mjaft premtues që në start sepse vetëm një copëz e shkurtër e këngës së parë “Fati” e cila u bë virale, e tashmë mund ta shihni të plotë me videoklip.
Videoja e këngës është realizuar në një mënyrë të veçantë, duke pasqyruar në mënyrë të përsosur tekstin dhe emocionet që ajo përshkruan. Audienca ka shprehur pëlqimin e tyre për këtë këngë dhe ka shprehur vlerësimin e tyre për punën e Donjeta Morinës në këtë projekt të ri muzikor
Audienca ka reaguar me entuziazëm ndaj këngës duke shprehur entuziast për këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.
Albumi i ri është duke u pritur me shumë entuziast pasi Donjeta në bashkëpunim me Bini Diez, ka treguar një ndërhyrje të re në muzikë me këngë të fuqishme dhe tekstet e saj të thella që prekin zemrat e dëgjuesve.
Donjeta Morina është e njohur për këngët e saj të suksesshme dhe për performancat e saj të jashtëzakonshme në skenën muzikore shqiptare.