Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, e sulmuan një person- Konfiskohen tri shufra metalike

Dy persona janë arrestuar pasi e kanë sulmuar një person tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shufra metalike.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM- Rreth-rrotullimi Lakërishtë, Prishtinë /  28.09.2024-17:10.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur) pasi që të njëjtit dyshohet  se pas një mosmarrëveshje në trafik,  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale  tri shufra metalike. Palët janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *