Ky është 38-vjeçari i kërkuar që u kap sot nga Policia në kufi, kishte 3 urdhëresa

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Adhurim Shllaku, i cili është kapur sot në mëngjes në pikën kufitare në Vërmicë, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka pasur tri urdhëresa.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar lidhur me disa raste të mëhershme.Pas përfundimit të procedurave policore, 38-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *