Kica Xhelili i reagon Sveçlës: O Zot i madh, pasulin e gullashin po e fshehni prej Rusisë a?

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas intervistës së këtij të fundit mbrëmë ku tha se disa prej tenderëve nuk janë bërë publikë për shkak që të mos i tregohen Serbisë e Rusisë.

Ajo ironizoi duke thënë “pasulin e gullashin po e fshehni prej Rusisë a”

Për kontratën e fundit 15 milionëshe, Kica-Xhelili e akuzoi Sveçlën se e ka fshehur për shkak se ia ka ngritur çmimin.

Në fund, ajo e quajti partinë në pushtet “të korruptuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *