Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York, Edi Rama ndan foto krah presidentes Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, nga selia e BE në New York. Fotoja siç shkruan Rama është shkrepur përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.

Edi Rama ndodhet prej ditësh në SHBA, ku fillimisht mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”. Më pas mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.

Gjithashtu ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *