Rrahmani pas largimit nga VV: Nuk ka pasur vullnet dhe dëshirë për tejkalimin e dallimeve

Deputeti Eman Rrahmani pas largimit të tij dhe Visar Korenicës nga VV ka thënë se janë munduar që çështjet si projektkodi civil t’i zgjidhin brenda Vetëvendosjes.

Ai shtoi nuk ka pasur vullnet dhe dëshirë brenda Vetëvendosjes që të tejkalohen dallimet.


“Arsyeja pse sot jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe gjatë gjithë deklarimeve tona kemi thënë që deri në fund të mandatit ne do të vlerësojmë rreth angazhimit tonë. Gjatë kësaj periudhe jemi munduar që këtë çështje dhe këto probleme t’i zgjidhim brenda subjektit partiak, nuk ka pasur vullnet, nuk ka pasur dëshirë që të tejkalohen këto dallime dhe për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes”, tha Rrahmani. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *