IKSHPK konfirmon rastin e parë me virusin “Ethet e Nilit”, jep detaje për pacientin

IKSHPK ka konfirmuar rastin e parë me virusin e Nilit Perëndimore.

Nga ky institut kanë thënë se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjecare, nga komuna e Fushë Kosovës.

Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë. Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.”


IKSHPK ka thënë se pacienti ka qëndruar në Shëngjin e më pas ka qenë në Ulqin. Pas kthimit nga Ulqini atij i janë paraqitur simptomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *