Posta e Kosovës hap pikën e saj në veri

Në veri të vendit u hap pika e parë e Postës së Kosovës, ku qytetarët do të kryejnë të gjitha shërbimet postare dhe të pagesave të ndryshme, por edhe të pajisen me kartelat e Valës dhe me shërbimet tjera të Telekomit të Kosovës.

Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministrat thanë se në veri të vendit do të hapen gjithsej 9 pika të postës, ku do të mund të kryhen shërbime të ndryshme./rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *