Protestojnë serbët sot në veri

Sot serbët në Mitrovicën e Veriut do të mbajnë një protestë në sheshin “Car Lazar”.
Zëvendës drejtori i policisë, Veton Elshani për Arbresh.info ka thënë se për këtë protestë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protesten e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar.”, tha ai.

“Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”, tha Elshani.

Ai tha se protesta parashihet të jetë e qetë.

Ndërsa theksoi se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *