Këshilli Gjyqësor i Kosovës, mban sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite është emërimi i gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prizren dega në Dragash, shqyrtimi i propozimit të kryetarit të Gjykatës Komerciale për nënkryetar të kësaj gjykate, shpallja e konkursit për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, etj.
Mbledhja pritet të filloj nga ora 08:30.