Gazetari Valon Syla, ka thënë se në Kosovë feja ose politika ka shtyrë kryesisht te negativiteti.
Për politikë ai ishte specifik, duke e përmendur Lëvizjen Vetëvendosje.
“Negativiteti, xhelozia, e shamja, ajo ka ardhur prej politikës ose prej do rrymimeve politike që organizohen diasporë, ose i shtynë politika, ose feja, për me qenë më i saktë kryesisht është Vetëvendosje dhe grupet fanatike islamike që janë nëpër Facebook”, ka thënë Syla në T7.
Ai ka përmendur edhe faktorin e pandemisë COVID-19, ku tha se “askush që ka hyrë në të nuk ka dalë si ka qenë”.