Stresi po vazhdon të deklarohet në rrjetin social Instagram për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax, ndonëse edhe ai është i kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në një postim së fundmi, reperi po kërkon nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të flasë për artistin.
“Edi Rama dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë. Kaq kollaj qenka se çohet Albulena (ministrja e Drejtësisë në Kosovë) i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar Stresi.