Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, priten vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 39°C.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 15-50 km/h.