Në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës konsumatorët kanë mbetur pa energjia elektrike pothuajse gati një orë.
Arsyeja e ndërprerjes së energjisë ka ardhur pasi që ka hy uji në ndërtesë të Prokuroria Speciale.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi.
Ai ka theksuar se për arsye sigurie është ndalë rryma dhe derisa të sanohet problemi nga Ujësjellësi rajonal i Prishtinës nuk mund të lëshohet energjia elektrike.