Supermarketet në Islandë kanë mbetur në kaos për shkak të trendi në TikTok, që ka rritur kërkesën për tranguj.
E gjitha ndodhi kur influencuesit në Islandë filluan të shpërndajnë një recetë sallate me tranguj të grirë, vaj susami, hudhra, uthull dhe spec djegës.
Receta është bërë aq e famshme sa fermerët në vend nuk mund mundur të arrijnë kërkesën e lartë, ka thënë shoqata e fermerëve të Islandës.
Supermarketi “Hagkaup” i ka thënë BBC-së se blerjet e trangujve janë dyfishuar dhe se fermerët nuk mund të përmbushën kërkesën.