Ekskluzive: Arrestohet pronari i GG Exclusive, Granit Gojani, pas akuzave për mashtrim masiv ndaj qytetarëve

Kompania GG Exclusive është futur në qendër të kritikave të ashpra pas zbulimeve tronditëse për një mashtrim masiv ndaj qytetarëve, të cilët kanë paguar shuma të mëdha parash për vila luksoze që ende nuk janë ndërtuar. Këto zbulime kanë rezultuar në arrestimin e pronarit të kompanisë, Granit Gojani, i cili tani përballet me akuza të rënda për mashtrim.

Rastet e raportuara në rrjetin social TikTok dhe nga mediumet vendore tregojnë se klientët kanë investuar me besimin se do të marrin shtëpinë e tyre të ëndrrave, por në vend të kësaj, janë përballur me vonesa të pafundme dhe mungesë të plotë të transparencës nga GG Exclusive. Shumë prej tyre kanë pritur me muaj për fillimin e ndërtimit, por pa asnjë shenjë të përparimit, duke i lënë të ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer.

Ky arrestim vjen si rezultat i presionit të madh publik dhe mediave sikurse raportimet e Nacionalës dhe jo vetëm, të cilat kanë ndihmuar në nxjerrjen në dritë të kësaj situate të rëndë.

Poashtu Gazeta Neutral ka raportuar ditë më parë për mashtrimet nga kjo kompani!

SHIKO KËTU

Ndërkohë, investitorët mbeten në pasiguri për të ardhmen e investimeve të tyre dhe janë në pritje të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *